
Hulumtimi: Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri

Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë të vdesë nga kjo sëmundje gjatë jetës së saj, sipas hulumtimit të botuar në revistën “Nature Medicine”.
Kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri tek gratë. Çdo minutë, katër gra diagnostikohen me kancer gjiri në mbarë botën, ndërsa një grua humb betejën me sëmundjen e rëndë.
Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nisi Iniciativën Globale për Kancerin e Gjirit (GBCI) për të arritur një reduktim mesatar vjetor të vdekshmërisë nga kanceri i gjirit prej 2.5%.
Studiuesit analizuan të dhënat mbi incidencën e kancerit të gjirit tek gratë dhe shkallën e vdekshmërisë në 185 vende. Siç zbuluan, në vitin 2022, në mbarë botën u regjistruan 2.3 milionë raste të reja dhe 670,000 vdekje nga kanceri i gjirit. Megjithatë, shpërndarja e këtyre rasteve ishte e pabarabartë.
Në vendet me Indekse më të larta të Zhvillimit Njerëzor (HDI, një sistem që përdoret për të matur cilësinë e përgjithshme të jetës së një vendi) normat e kancerit të gjirit janë më të larta.
Në të kundërt, në vendet me indekse më të ulëta të cilësisë së jetës për HDI, gratë e diagnostikuara me kancer gjiri kishin norma të vdekshmërisë në mënyrë disproporcionale më të larta.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128