Dalin pamjet nga vendi i atentatit në Laç, Dod Mamli u vra në një tokë që po hapej në mal
24 Shkurt 2025, 20:07 / AKTUALITET

Pamjet që shihni në videon e mëposhtme i përkasin vendit ku u ekzekutua me armë zjarri 67-vjeçari Dod Mamli, pasditen e kësaj të hëne në fshatin Vilëz, Zheje të Kurbinit.
Burime bëjnë me dije se Dod Mamli është ekzekutuar në një tokë që po hapej në mal, teksa është gjetur pa shenja jete nga një banor i zonës.
Mësohet se në trupin e viktimës janë konstatuar dy plagë plumbi, në një gjoks dhe një në kokë.
Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se 67-vjeçari të jetë ekzekutuar për një konflikt për shkaqe pronësie, por nuk përjashtohet edhe gjakmarrje.
Dod Mamli është babai i dy vëllezërve Tom dhe Enrik Mamli, të cilët janë dënuar si autorë të vrasjes së Naim Tafës, ngjarje kjo e ndodhur më 23 shtator të vitit 2015.
-
-
EMRI/ U qëllua me armë zjarri në Laç, identifikohet viktima
24 Shkurt, 18:42 -
Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet 1 viktimë
24 Shkurt, 18:21
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


