Ikja/ I shkroi gjithë jetën dashurisë, kush është liriku i madh korçar Skënder Rusi

31 Maj 2024, 15:38 / JETË ALFA PRESS

Ikja/ I shkroi gjithë jetën dashurisë, kush është

Është ndarë ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare liriku Skënder Rusi.

Poeti lirik Skënder Rusi nuk rreshti kurrë së shkruari vargje për dashurinë dhe qytetin e tij Korçën.

Skënder Rusi është vlerësuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.

Studimet dhe krijimtaria letrare:

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi.

Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdon të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë. Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”.

Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. Prej 7 vjetësh organizon dhe drejton aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.

Ikja/ I shkroi gjithë jetën dashurisë, kush është

Poezi: DITËT E MIA PA TY

Ka ditë kur unë
S’di ç’të bëj me veten,
Dal nga shtëpia
Dhe vetmia për dore më mban,
Kërkoj një lumë ku unë
mund të mbështetem
Të fle mbi ujrat e tij
Pak, fare pak!

Ka ditë që pres hapat e kthimit tënd,
Ato janë nisur,
unë e njoh këtë zhurmë,
Lamtumirë ditët e mia në paqe,
Dhe gjithë ju të tjerat
Që i komandoj unë!

Ka ditë kur unë jam bosh, fare bosh,
Jam ky pyll ku të pëlqen të vdesësh,
Nëse në këtë pyll një ditë do më kërkosh,
Atje do të më gjesh në formën e vesës!

Njerëz të trishtë

Nuk jam aq i lumtur sa ju dukem,
Mos u gënjeni kur më shihni që qesh!
Nata ikën pa më dhënë atë që mundet, 
Dita vjen pa më sjellë atë që pres!

Është një lojë ku s’dimë si jemi futur,
Prej së cilës askujt nuk i iket!
Nata gdhin si një mashtrim i bukur,
Dita vjen po nuk pranon të më bindet!

Ju më shihni që eci gjithnjë i ngutur,
Te kjo rrugë që ka vetëm fillim!
Nata ikën pa më bërë dot të lumtur,
Dita vjen për inatin tim!/Alfapress.al

Alfapress.al, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe miqve të poetit të madh dhe të dashur për të gjithë, Skënder Rusi!

 

Po ndodh...