Jetën ia përkushtoi të varfërve në gjithë botën! Sot, 7 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Nga shenjtërimi i Nënë Terezës mbushen sot 7 vjet. 5 shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997-n, u nda nga jeta.
‘’Një jetë në shërbim të tjerëve’’. Ky ishte misioni i shenjtores Nene Tereza, të cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori.
Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, atje dhe ku ndërroi jetë në vitin 1997, Nënë Tereza u vlerësua me çmimin Nobel të Paqes.
Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të varfërve.
5 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, është shpallur festë zyrtare. Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, zëvendësohej me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj.
5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
