
'Kometa Jeshile' u pa edhe nga Shqipëria, ja pamjet spektakolare

Sytë e ekspertëve të NASA-s, astronautëve, por dhe miliona kureshtarëve këtë mbrëmje kanë qenë drejt qiellit.
Pranë Tokës do të kalonte "Kometa Jeshile" e cila shfaqej për herë të parë pas 50 mijë vitesh.
Kometa C/2022 E3 është parë edhe nga territori shqiptar mbrëmjen e 1 shkurtit 2023, me sy të lirë.
Pamjet që sjell NASA janë fiksuar nga skaji më jugor i vendit, në Sarandë, aty ku edhe pamja vizuale e hapësirës ka qenë më e qartë.
|
|||
|
|||
Skaji jugor i Tokës ka qenë edhe pika më e afërt e kometës në raport me planetin tonë. |
Në qiellin e natës kometa ka qenë e dallueshme edhe me sy të lirë.
Kometa e gjelbër prej akulli është zbuluar më 2 mars 2022. Astronomët përllogaritën që ajo kishte një orbitë rrethore përreth diellit prej 50 mijë vjetësh. E kjo do të thotë që afrimi i fundit i saj me tokën ka qenë në epokën e gurit.
Kometa mendohet se e ka origjinën nga jashtë sistemit tonë diellor, në Oort Cloud. Sipas NASA-s kjo e fundit është një koleksion objektesh të akullta që ndodhet më larg se cdo gjë tjetër në sistemin tonë diellor.

Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!
ide

Internacionalizmi ortodoks i kryeministrit

Demokratë reflektoni, Foltore liro zyrat e PD!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128