Kush janë 5 gjërat më të këqija e të qënurit gruaja e një milioneri

24 Maj 2023, 13:45 / JETË ALFA PRESS

Kush janë 5 gjërat më të këqija e të qënurit

23-vjeçarja Linda Andrade e martuar me një milioner në Dubai, ndryshe nga gratë e tjera ka vendosur të tregojë përveç pasurisë edhe anët e këqija nga martesa me një njeri të pasur. Dailymail shkruan se 23-vjeçarja Linda Andrade ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok 5 gjërat e këqija me të cilat përballet.

Fillimisht 23-vjeçarja tregoi se ishte e ngopur nga 'ushqimi që ishte gjithmonë një shfaqje'. Një tjetër e keqe sipas saj ishte fakti që partneri i blinet shumë gjëra dhe kishte 'frikë se mos e grabitnin'. Ndër të tjera Andrade shpjegon se të jesh gruaja e një milioneri do të thotë të dukesh mirë gjatë gjithë kohës, gjithmonë të udhëtosh dhe të mos jesh kurrë në gjendje të ngasësh makinën.

Pas deklaratave të saj, komentet nga gratë e tjera në rrjet ishin të shumta. Kishte shumë nga ato, të cilat i kërkonin të mos ankohej dhe secila shprehu dëshirën ta zëvendësonte 23-vjeçaren.