"Më ka mbajtur gjallë, Margarita Xhepa tregon sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë

6 Maj 2024, 12:11 / JETË ALFA PRESS

"Më ka mbajtur gjallë, Margarita Xhepa tregon sekretin e

Artistja e madhe shqiptare Margarita Xhepa është një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare. Sot ajo është 90 vjeç, por njëkohësisht ruan elegancën dhe bukurinë.

Margarita Xhepa ka qenë e ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Artistja ka treguar sekretin e bukurisë dhe jetëgjatësisë së saj.

Deri sa rroka njeriu kaq gjatë, unë them nga lodhja e madhe? Nga durimi i madh? Sepse njeriu në jetë kalon hidhërime, gëzime, ato gërshetohen, jeta kështu është, edhe gëzime edhe hidhërime. Por ama puna qenka gjë e madhe, lëvizja është jetë.

Puna e bërë me dashuri, me pasion. Ajo më ka mbajtur gjallë, edhe jeta e rregullt. Unë nuk kam pirë kurrë cigare, edhe pijet nuk më pëlqejnë, kam bërë jetë të rregullt, asgjë tjetër”, u shpreh Margarita Xhepa.

 

Po ndodh...