
“Moment thyerje”, ish-presidenti Bamir Topi emocionohet si kurrë më parë për dedikimin nga vajzat e tij

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin "S’e Luan Topi" bëri një rrëfim krejt ndryshe të jetës së tij, ku nuk munguan edhe emocione, të cilat ish-kreu i shtetit nuk i kishte shprehur më parë.
Gjatë rrëfimit të momenteve të veçanta të jetës, Topi u surprizua nga një letër e shkruar nga vajzat e tij, gjë për të cilën u shpreh tepër i habitur pasi kishte theksuar se të bijat nuk preferonin të dilnin në publik.
Ai tha se pavarësisht se herëve të tjera gjatë karrierës politike ia kishte dalë të mbulonte emocionet e tij, në këtë rast nuk ia doli dot.
“Përgjithësisht politikanët i mbulojnë emocionet e tyre nëpër studio por ky ishte një moment thyerje. Më dhanë shumë emocione sepse nuk janë natyra që shprehen, mund të jetë rasti i parë ky. Mund të jetë edhe merita jote (Erjona Rusi) kjo në fakt. Më kanë dhënë shumë emocione dhe po e shpreh që jam i emocionuar. Njeriu kur shikon që vajzat bëhen nëna sigurisht hyn në një fazë tjetër që duket sikur për ty ka ardhur një stad tjetër”- tha ndër të tjera ish-presidenti.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128