Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, deputeti: Arti shqiptar humb një vlerë të spikatur të tij

2 Dhjetor 2024, 23:23 / JETË ALFA PRESS

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, deputeti: Arti shqiptar humb

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka njoftuar në Facebook largimin nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar, Bernard Kokalari. Në mesazhin e tij, Shehu theksoi kontributin e veçantë të Kokalarit në artin shqiptar dhe vlerën që ai përfaqësonte për qytetin e tij të lindjes, Gjirokastrën.

“Arti shqiptar humb një vlerë të spikatur të tij,” shkroi Shehu, duke nënvizuar rolin e Kokalarit si një qytetar i nderuar, një familjar i dashur dhe një kontribues i madh në fushën e artit. Ai shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që ndjejnë këtë humbje.

Kokalari do të mbahet mend si një emër i rëndësishëm në historinë e artit dhe teatrit shqiptar, i cili la pas një trashëgimi të çmuar për komunitetin artistik dhe qytetarët. Ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij.

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, deputeti: Arti shqiptar humb

 

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128