E trishtë! Ndahet nga jeta diplomati dhe gazetari, Fatmir Kumbaro!

Fatmir Kumbaro, diplomati shqiptar është ndarë nga jeta këtë të martë në moshën 76-vjeçare. Mësohet se diplomati dhe gazetari i njohur ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, teksa po trajtohej në spital lidhur me një problem me frymëmarrjen.
Kumbaro lindi në Tiranë me 5 dhjetor të vitit 1947 dhe studioji për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Gjatë jetës së tij ai ka kryer detyra të rëndësishme si: gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, pedagog në fakultetin juridik në Universitetin e Tiranës dhe Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1991. Po ashtu, Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar kryesie.
Po ashtu si intelektual, zotëronte 8 gjuhë të huaja, duke u kthyer në një figurë të veçantë, imponuese dhe të admirueshëm njëherësh.
-
-
-
-
-
-
Lufta në Gaza, Izraeli vijon bombardimet, 25 të vdekur në 24 orë
30 Janar, 08:02
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






