Vrau gruan në banesën në Florida dhe rrëmbeu vajzën 8-vjeçare, ky është 34-vjeçari Renato Muhaj

30 Janar 2024, 08:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau gruan në banesën në Florida dhe rrëmbeu vajzën

Ky është 34-vjeçari Renato Muhaj i cili vrau me armë zjarri gruan e tij në banesën në Florida dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare e u largua nga vendngjarja.

Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

 

Po ndodh...