
Ndërron jetë kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Ismail Kadare.
Autori më i madh i yni dhe prozatori kolos i letrave shqipe e filloi karrierën së pari si poet e më pas si dramaturg e autor.
Me studime në Moskë dhe miqësitë e gjata ai ishte nga shkrimtarët më të veçantë duke qenë në të njëjtën kohë dhe disident.
Nga veprat e tij më të njohura mund të veçojmë « Gjeneralin e ushtrisë së vdekur » dhe poezinë tashmë aq të famshme « Mall ».
Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar të vitit 1936. Kadare ka qenë akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Si shkrimtar është shquar kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.
Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128