Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500 vjeçare

27 Tetor 2024, 09:41 / JETË NGA FATMIR POPJA

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Lashtësia, betejat, traditat, kultura doket, zakonet, kuvendet e burrave deri edhe tek folklori bashkë me figurat intelektuale janë një përmbledhje e gjatë e librit voluminoz të dedikur fshatit Rrajcë nga autorët Mimoza Vasku dhe Flori Karaj.

Një punë gati 8 -vjeçare duke mbledhur dokumenta, dëshmir dhe gojdhëna rreth këtij fshati ndër më të mëdhenjtë në rang kombëtar. Sipas autorëve qëllimi i këtij libri është nxjerrja në pah e këtyre vlerave për lexuesin dhe brezat e ardhshëm, duke sjellë në vëmendje periudhën e neolitit, betejat e Skënderbeut deri tek vallja e famshme e Rrajcës.

Vlera e këtij libri është e tillë, pasi trajton jo vetëm pjesën e dokumentuar, por edhe të trasmetuar brez pas brezi. Libri trajton historinë e Rrajcës ndër shekuj, që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Histori shumë vjeçare me ngjarje pikante e të rëndëshishme. Kronoligjikisht fillon që nga lashtësia të cilën e trajton shkencërisht Dr. Prof. Ilir Gjipali, libri bën fjalë edhe për traditën, konakun rrajcar, ashtu si u tha në promovim rrajca ka vlera të veçanta si komunitet, veçanërisht që nuk e njeh gjakmarrjen por e duan njëri tjetrin dhe i qëndrojnë në krah”. ”Kjo është një punë disa vjeçare, kam fatin që punoj në një shtëpi botimi dhe kam gjetur dokumenta nga arkivat.

Krahas ngjarjeve historike ne kishim si primare edhe Konakun e Rrajcës, i cili ishte një parlament i vogël brenda një komuniteti ku mblidheshin burrat më të zgjuar të fshatit ndaj ne shkruam për të gjithë burrat që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme.

Historia nis që në kohën e gurit, me zbulimet e arkeologut Ilir Gjipali, i cili na ka dhënë materialet e duhura. Më pas kemi periudhën e luftrave siç është Beteja e Torviollit, më pas janë traditat e dasmës tradicionale rrajcare.

Jo rastësisht është vendosur “Rrajcë në Palcë” sepse aty nis gjithçka me beteja, luftra, persekutime, por Rrajca mbetet ajo që është e fortë, besnike dhe tepër e dashur për njerzit. Sado ti bësh keq një rrajcari ai kurrë nuk të bën keq”.

Pjesë e këtin promovimi kanë qenë edhe figura të njohura të jetës politike dhe kulturore shqiptare. Presidenti Bamir Topi dhe Shkëlqim Hajdari referuan se ky fshat dhe banorët e tij meritojnë të vendosen në një piedestal të tillë për atë se çfarë përfaqësojnë në periudha të ndryshme të zhvllimeve.

“Mbaj mend shumë mirë tha ish Presidenti Bamir Topi kur kam qenë në rininë time, sa herë kaloja drejt juglindjes, para se të më shfaqej liqeni i Pogradecit, më ka bërë përshtypje gjithmonë një fshat shumë piktoresk i orientuar nga jugu, në një kodër shumë të bukur.

Me kalimin e kohës mora vesh që kjo ishte Rrajcë. Sigurisht betejat e Torviollit e të Domosdovës i kemi mësuar qysh në fillore, por vonë e kam zbuluar Rrajcën.

Rrajcën e kam zbuluar për hir të miqësisë që kam ndërtuar orej shumë vitesh me autorin Flori, njeri i ndershëm dhe i apasionuar dhe sëbashku me Mimozën kanë sjellë një monografi kaq të bukur në libër. Presidenti Regan thoshte një shprehje interesante:

Nëse do të duash vendin tënd, do të duash edhe bashkëkombasit tuaj”.Duke e sjellë këtë shprehje në mikro, nëse ti e do Rrajcën, patjetër do të duhet të vlerësosh të gjithë ata që kanë qenë bashkëudhëtarë të historisë së Rrajcës”.

Ndërsa Shkëlqim Hajdari u shpreh se “Rrajca siç përshkruhet edhe në libër është një copë Arbërie, një copë Ilirie, një copë Shqipërie, ku Zoti ka harmonizuar malin, kodrën, fushën me njerzit të cilët me bukurinë e shpirtit vazhdojnë të trashëgojnë nga brezi në brez dashuri të madhe për vendin, për njëri-tjetrin, njerëz që në etapat e ndryshme që ka kaluar Shqipëria kanë treguar, trimëri, butësi.

Autorët kanë ditur që krahas identifikimit të figurave historike të të Rrajcës të gërshetojnë bukur që këto figura nuk kanl dalë në vend bosh, por që kanë dalë nga një komunitet që dashuron atdheun, muzikën, kulturën dhe beson në Zot”.Libri “Rrajcë në Palcë” është vlerësuar maksimalisht edhe nga pushtetit lokal, për Kryebashkiakun Nuri Belba tashmë ka ardhur koha që këto vlera të shkruara në libër të përkthehen në turizëm dhe agroturizëm, pasi bashkë me sitet turistike që zona ka ofron një pakte të larmishme tursitke për vendasit dhe të huajt./Ballkan Web

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500

Një libër për Rrajcën, fshatin me histori 7500