
Njihet si "Poeti i Dashurisë", kush është gazetari, politikani dhe poeti i njohur, Preç Zogaj!

Jeta dhe studimet
Lindi në Manati të Lezhës më 5 dhjetor 1957. Mbaroi Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1976-78 qe punëtor në kooperativë.
Më 1978-1981 kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Më 1981-1983 punoi mësues në Velë të Lezhës. Më 1983-1989 punoi si gazetar pranë organit "Zëri i Rinisë". Më 1989-90 punoi si shef i prozës së shkurtër në shtëpinë botuese shtetërore "Naim Frashëri".
Themelues i RD-së dhe njëri prej nismëtarëve të Partisë Demokratike. Më 1991-1992 deputet i PD-së, në qeverinë Bufi pati postin e ministrit të Kulturës.
Më 1992 themeloi partinë Aleanca Demokratike dhe më pas, më 1993-1997, drejtor shtypit i saj.
Më 1997-1999 qe këshilltar i Presidentit Rexhep Meidani dhe më 1999-2000 ministër shteti pranë kryeministrit Ilir Meta.
Më 2005-2009 deputet i Partisë Demokratike.
Gjate viteve '90 ishte kryeredaktor i gazetes Koha Jonë, të botuar në Tiranë.
Disa nga titujt e veprave letrare:
Emrat tuaj (1985) [2]
E pakrye (1987) [2]
Njëri nga ata (1987) [2]
Vonesa (1990) [2]
A thua do të vish duke qeshur (1989) [2]
Shëtitorja (1990) [2]
Finalja (2004)
Intuicionet e tranzicionit 1
Ngjarje në tokë (2011)
In love - (poezi, 2017)
Anjeza nuk u zgjua - (2019)
Disa nga poezitë më të njohura:
SYTË E TU
Sytë e tu, sytë e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë yjet rreze-ar,
Me gjithë lum-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, sytë e tu.
Qesh atje fytyra ime,
Shket një varkë me gëzime,
Fluturon një pulëbardh,
Unë e ti të pandarë
Ti deti, unë lundërtar.
Ja erdhëm ne do ikim larg,
Lumturi e gjatë dhe fillestare,
Që tani gjokset po t’i hapim,
Rrugët tona mbushen me petale.
Sytë e tu, sytë e tu,
Sa i hap më sjell behar,
I shikoj dhe mbetem djalë
Ju them se jam këtu,
Dhe qeshin sytë e tu…
Qesh atje fytyra ime,
Shket një varkë me gëzime,
Fluturon një pulëbardh,
Unë e ti të pandarë
Ti deti, unë lundërtar.
Ja erdhëm ne do ikim larg,
Lumturi e gjatë dhe fillestare,
Që tani gjokset po ti hapim,
Rrugët tona mbushen me petale.
Shket një varkë,
Shket nje varkë me gëzime fluturon,
Një pulëbardh,
ti deti unë lundërtar…
Syt’ e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë lum-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, syt’ e tu…
LIRIKË
Këtu ku jam s’më rrihet pa të parë,
atje ku je s’vij dot se më sheh ti.
Dhe sosen netët, sosen sa ngadalë.
Dhe fluturojnë mëngjeset si veri.
Më dhe dikur shpirt e shpirt të dhashë,
dhe qysh atëherë s’po ngryset ajo ditë,
padita dhe padite, the dhe thashë,
fitova sytë e tu, humba të mitë.
Dhe duart më braktisën. «S’jemi të tuat”!
Asaj i përkasim!» thirrën duart.
«Asaj i bindemi!» thirrën mendtë.
Mbeta kalli, krejt i yti, krejt.
Ne bëmë dhe braktisëm një çudi.
Tani në fusha bares zemërvrarë.
Atje ku je s’vij dot se më sheh ti,
këtu ku jam s’më rrihet pa të parë.
BALADË
Po flija poshtë lisit hijerëndë,
Kur erdhën e më zgjuan: Ngrehu, të do Ana
Muzikë më të bukur s’më kishin ndier veshët.
Atë që solli lajmin nuk e pashë.
U gjegj me jehonë shpirti: Të do Ana
Një fill drite përshkoi kujtesën, ëndrrat,
Dhe malli shpejt u gdhend si fytyrë vajze.
Mendja m’u çel si dita: Të do Ana
Qirinj e korba u fikën: Të do Ana!
Viset e shpresës u mbushën plot me rrugë,
Gjaku sërish këndoi: Të do Ana!
Në fill të zërit shkoja dhe mendoja:
E di pse jam si firifiu, ka kohë,
Një fytyrë perëndeshe në udhë humba.
Andej-këndej u enda duke qarë,
Nga turpi që s’më donin rashë e fjeta
Nën hijen e lisit degë-rëndë.
O ti që flet e s’dukesh, a vërtet
Më do ajo tani apo jam n’ëndërr?
Përse më fshihesh, o zë kaq i sinqertë?
U hap mbi kodrat e verdha një deriçkë,
(Kraharori im kërciti si dërrasë)
Mes lulesh e gajtanësh ngriti sytë
ajo që nuk u bë më shumë se vajzë.
Qeshi dhe foli: Pse më prure këtu
Ende pa të dashur shumë mirë?
Përse m’i hodhe gjithë këta xhevahirë?/Alfapress.al

Rënia e PD-së njëlloj si rënia e August Andre-së
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128