Parashikimi i motit, e mërkurë, 22 maj 2024

22 Maj 2024, 07:06 / JETË ALFA PRESS

Parashikimi i motit, e mërkurë, 22 maj 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me  alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në qendër, në jug dhe në lindje reshjet e  shiut do të jenë me intensitet deri mesatar në formën breshërit, rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra por të vrullshme

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET

Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
15/26
Diell re shi
Kukës
14/23
Diell re shi
Lezhë
16/27
Diell re shi
Dibër
12/22
Diell re shi
Durrës
16/26
Diell re shi
Tiranë
17/28
Diell re shi
Elbasan
15/26
Diell re shi
Berat
14/28
Diell re shi
Vlorë
16/26
Diell re shi
Korçë
12/19
Diell re shi
Gjirokastër
13/26
Diell re shi
Sarandë
16/26
Diell re shi

Po ndodh...