Përse britanikët drejtojnë mjetet në kahun e djathtë, ndërsa të tjerët në të majtë?

2 Mars 2024, 22:28 / JETË ALFA PRESS

Përse britanikët drejtojnë mjetet në kahun e djathtë,

Në një analizë, gazetari i CNN përpiqet t’i japë përgjigje pyetjes se përse amerikanit drejtojnë mjetet nga krahu i majtë, ndërsa anglezët nga i djathti.

U nisa me makinë për në vendin rural të Amishëve të Pensilvanisë, po kërkoja të gjeja përgjigjen e një pyetjeje që kam pasur që nga viti 2015 kur udhëtova në Angli në një udhëtim pune.

Kur po lëvizja me makinë nëpër Londër, me shumë kujdes, me një Mini Cooper, pyesja veten: Pse po vozisja në anën “e gabuar” të rrugës? Unë jam nga Shtetet e Bashkuara, e cila filloi si një grup ish-kolonish britanike. Ne flasim të njëjtën gjuhë, pak a shumë, por mjetet i drejtojmë në anën e ndryshme.

Rezulton se rreth 30% e vendeve të botës drejtojnë në anën e majtë dhe rreth 70% të tjera në të djathtë.

Në Evropë, Napoleon Bonaparti luajti një rol qendror. Në Shtetet e Bashkuara, Henry Ford shpesh merr meritat, por në fakt kjo është e gabuar.

Kështu përfundova në një ish-hambar duhani në Conestoga të Pensilvanisë, duke parë një vagon – vetëm disa ditë pasi testova një Tesla Cybertruck, pasardhësin e tij modern elektrik. Xhon Stehmani, familja e të cilit punonte toka në atë zonë që nga viti 1743, më takoi. Ai është president i Shoqërisë Historike të Zonës Conestoga dhe, siç kisha mësuar nga kërkimet mbi historinë e rrugëve dhe drejtimit të automjeteve, karroca e Conestoga ishte çelësi i gjithë kësaj historie.

Trenat e vagonëve

Këto vagonë ​​të mëdhenj, me tavan lëkure, u bënë ikona të zgjerimit të Amerikës drejt Perëndimit. Megjithatë, në fillim të viteve 1700, Pensilvania perëndimore ishte kufiri i largët.

Vagonët Conestoga u zhvilluan nga marangozët dhe farkëtarët vendas për të transportuar mallra, duke përfshirë prodhimet e fermës dhe artikujt e shkëmbyer nga amerikanët vendas, në tregjet në Filadelfia. Filadelfia ishte në atë kohë një nga qytetet më të mëdha në koloni.

Përse britanikët drejtojnë mjetet në kahun e djathtë,

E imagjinova veten duke ecur në një shteg e duke udhëhequr një ekip kuajsh që tërhiqnin këtë karrocë ngjyrë blu. Vagonët Conestoga kishin kontrollet në anën e majtë, afër dorës së djathtë të drejtuesit. Kjo do të thoshte se shoferi ishte në mes të rrugës dhe vagoni në të djathtë.

Përfundimisht, pati aq shumë tregti midis Lancaster County, Pennsylvania dhe Philadelphia sa u krijua autostrada e parë e madhe e Amerikës. Rruga Turnpike e Filadelfias dhe Lancasterit u hap në vitin 1795. Ndër rregullat e shkruara në statutin e saj, sipas librit “Rrugët e botës” nga MG Lay, ishte se i gjithë trafiku duhej të qëndronte në të djathtë, njësoj si vagonët e Conestoga.

Në 1804, New York-u u bë shteti i parë që vendosi se trafiku duhet të qëndrojë në të djathtë të rrugës, në të gjitha rrugët dhe autostradat.

Disa njerëz vlerësojnë Henry Ford-in për standardizimin e trafikut amerikan në anën e djathtë të rrugës, sepse, në vitin 1908, Ford Motor Co. vendosi timonin në anën e majtë të Modelit T jashtëzakonisht të popullarizuar. Megjithatë, Ford po i përgjigjej zakonit që ishin krijuar shumë kohë më parë. I çuditshëm është fakti se pjesa tjetër të Evropës, përveç Britanisë, lëviz në të djathtë, njësoj si amerikanët.

Marshimi i Napoleonit nëpër Evropë

Qeveria revolucionare franceze nën udhëheqjen e Maximilien Robespierre, e njohur kryesisht për “Mbretërimin e Terrorit” të fundit të shekullit të 18-të, kërkoi që të gjitha të drejtonin mjetet në të djathtë. Kjo politika franceze thuhet se është përhapur nga Napoleoni, në kohën kur ushtritë e tij marshonin nëpër Evropë. Disa dëshmi për këtë mund të gjenden duke parë një hartë të perandorisë Napoleonike në 1812.

Ekziston një komb jo aleat i Napoleonit. Në Suedi, udhëtohej me automjetet në të majtë, deri kur papritur, në 1967, kur shoferët nisën të drejtonin mjetet në të djathtë.

Përse britanikët drejtojnë mjetet në kahun e djathtë,

Ndërsa Britania vazhdoi në drejtimin e kundërt. Sipas historianit Lay, kjo lidhet me llojet e ndryshme të transportit të përdorur. Kishte më pak vagona të përmasave industriale në Britani, dhe më shumë karroca të vogla dhe kalorës. Kalorësit preferonin të qëndronin në të majtë për të mbajtur duart e tyre të djathta për të përshëndetur apo në raste të tjera, për të luftuar.

Përse britanikët drejtojnë mjetet në kahun e djathtë,

Cilado qoftë arsyeja, ndonjëherë ka pasoja kur shoferët ndryshojnë kahun e vozitjes. Instruktorët këshillojnë që të shoferët të trajnohen para se të ngasin në anën tjetër.