Rrëfimi i fortë i ish-kryehetuesit: Mehmet Shehun e vrau me dorën e vet Kadri Hazbiu...
Qemal Lame, ish-kryehetues i Shqipërisë në vitet 1982-1992, ka dhënë së fundmi një intervistë në News 24, gjatë së cilës ai ngre pretendimin se Mehmet Shehu është vrarë. Sipas tij, ish-kryeministri i Shqipërisë u likuidua fizikisht nga Kadri Hazbiu në natën e 17 dhjetorit 1981, për të vijuar më pas me procesin politik që iu ngrit duke e shpallur të vetëvrarë në kushte të krizës nervore.
Ai shprehet se ka prova se Shehu është vrarë dhe nuk ka vrarë veten.
“Faktet konkrete janë kqyrja e vendit të ngjarjes, është bërë nga ish drejtori i hetuesisë, ministri i brendshëm, eksperti kriminologjik dhe dy ekspertë ligjorë. Ata janë shprehur të mendimit se është vrasje dhe jo vetëvrasje.
Ky është një problem shumë delikat. Nga provat personi më shumë i përfolur dhe që ideon më shumë është Kadri Hazbiu. Sepse ai mendohej se në radhë të parë do të eliminohej Mehmet Shehu, që u vu në lëvizje në kohën që duhej të largohej se nuk i hapej rruga Ramiz Alisë.
Personi që mund të realizonte këtë vrasje, ishte ministri i Brendshëm, i implikuar në të gjitha vrasjet e asaj periudhe.
Hekuran Isai merrte porosi dhe ua niste hetuesve. Është një fakt konkret që dokumentet e fillimit të çështjes penale janë asgjësuar. Pas vrasjes hetuesit, dhanë konkluzionin se ndodhi një vrasje për motive të dobëta. Ministri i shëndetësisë sa e pa tha se kjo është një vrasje, dhe ngeli shumë i tronditur. Nga komunitetit qendror, pasi u dha njoftimi, erdhi porosia që nuk është vrasje por vetëvrasje”, u shpreh ai.
Më pas Lame tregon momentin e hetimeve, pasi ai mori detyrën.
“Kur unë erdha në detyrë, kishte nisur procesi i komplotit. Ndërkohë pas 2 muajsh u arrestua ish ministri i brendshëm dhe më pas dhe persona të tjerë. Është një fakt i pamohueshëm, që këta persona janë arrestuar pa prova. Dhe unë kur vajta nuk kam gjetur dokumente atje. Më thanë që dokumentet i ka partia dhe do ti sjellë. Pas një jave erdhën. Deri në prill dhe maj nuk ka pasur dokumente, personat ishin arrestuar, edhe raportohej nga Hekuran Isait te Enver Hoxha. Më pas kam bërë vendimin e çështjes penale…”, tha ai.
Por cila ishte skena që u gjet i pajetë Mehmet Shehu?
“Vrasja ka ndodhur sipas konkluzionit të ekspertëve, në orën 02;05 të natës. Nuk ka të dhëna që është dëgjuar, por ka mundësi që dhe të jetë dëgjuar. Deri pas orës 01:00 të natës, siç deklaron Vladimiri djali i tij, i cili u asgjësua… ai ka qenë duke përgatitur testamentin, ose letrën që i ka çuar Enver Hoxhës. Nga analiza ime del se ajo letër nuk është origjinale. Nuk është bërë autopsia e personit, ekspertimi grafik i dorëshkrimit. Kam kërkuar ekspertim të letrës, u pranua si ide, por u dha porosi më vonë që nuk është e nevojshme. Mendoj se ai ka qenë duke shkruar, dhe përgatitje për mbledhjen e radhës… në atë kohë ka qenë duke u përgatitur për mbledhjen e të nesërme. Në tavolinë ka pasur një filxhan çaji.
Ekspertimi i asaj nuk është bërë. Kjo gotë është gjetur dhe në dhomën e gjumit. Ekspertimi i saj nuk është bërë. Të dhënat janë që ai ka marrë shumë medikamente neuroleptike për një periudhë. Mjeku ia ka shtuar dozën e terapisë, ka qenë në periudhë të kufizuar, sepse gradualisht të pengojnë në aftësitë e përditshme të komunikimit.
Mendohet se në këtë gotën që ka pasur, duhet të ketë qenë një substancë. Kur ka ardhur ekspertiza ka qenë i shtrirë në krevat, i mbuluar me jorgan dhe me syzet”, tregon Lame.
Më tej shton se pozicioni që u gjet i pajetë, nuk lidhet me zhvillimin e ngjarjes, teksa vijon të tregojë se ai është vrarë nga Kadri Hazbiu teksa ka qenë në këmbë, dhe më pas është shtrirë në krevat. Sipas tij është ‘rregulluar në krevat nga një mjek shumë i dëgjuar’.
“Dukej sikur ishte në gjumë. Në fakt aty ishte një krim i rëndë. Pozicioni i tij i shtrirë nuk përputhet me mekanizmin e zhvillimit të ngjarjes. Një nga ekspertët e ngjarjes ka pasur kurojë që vitin e kaluar të deklarojë se ekspertimi nuk është bërë i saktë.
Po të ishte bërë mekanizmi i plotë i ngjarjes, se nuk ka detaje nëse ka qenë në këmbë apo shtrirë. Ideja është që ka qenë në këmbë, kanë ushtruar dhunë, dhe vëllai i tij e përmend, ai ka qenë në këmbë, e kanë kapur dy oficerët, e kanë mbajtur, dhe Kadriu ka realizuar vrasjen. Ka qenë dhe një person tjetër që ka marrë detyra të rëndësishme më pas në organet e punëve të brendshme, por atij i është dridhur dora, dhe e ka realizuar Hazbiu. Më pas është shtrirë dhe rregulluar në krevat. Është rregulluar nga një mjek shumë i dëgjuar dhe që ka pasur funksione të rëndësishme më vonë.
Vrasja është bërë me porosi të Enver Hoxhës në prani të Ramiz Alisë dhe porosinë do ta kryente Kadri Hazbiu”, tha ai.
-
Një pandemi e dytë ka shpërthyer: Krimi i organizuar transnacional
27 Nëntor, 19:28 -
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128