Thesaret e Egjiptit në Tiranë, java e kulturës nis me kërcimin tradicional Tanoura

9 Korrik 2025, 21:05 / JETË ALFA PRESS
Thesaret e Egjiptit në Tiranë, java e kulturës nis me

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mirëpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë në Tiranë gjallërinë, mistikën dhe trashëgiminë mijëravjeçare të qytetërimit egjiptian.

Tanoura – një vallëzim tradicional sufi, ku valltari rrotullohet në mënyrë të pandërprerë me veshje shumëngjyrëshe. Kështu ka nisur java e kulturës egjiptiane, një shfaqje që do të përsëritet më 9 korrik në sheshin “Skënderbej”, në një ambient të hapur.

Më 11 korrik, vëmendja do të zhvendoset në hollin hyrës të Piramidës, ku do të organizohet festivali i ushqimit egjiptian duke nisur nga ora 18:00 dhe po atë mbrëmje te “reja” do të shfaqet filmi “The blue elephant”, një thriller psikologjik i cili ka bërë jehonë në kinemanë arabe.

Me regji të Marwan Hamed, ky film ndjek një psikoterapist që punon në një spital psikiatrik dhe përballet me një të kaluar që e trondit, duke e vendosur në kufijtë mes realitetit dhe iluzionit.

Kinematografia egjiptiane do të vijojë rrugëtimin deri në fund të javës së kulturës egjiptiane më 12 korrik.

Po ndodh...