Vajza e ish-presidentit Nishani rikujton të atin në ditën e tij të lindjes: Më mungon më shumë se kurrë!

29 Shtator 2024, 15:28 / JETË ALFA PRESS

Vajza e ish-presidentit Nishani rikujton të atin në ditën e tij

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta dy vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë në mëlçi, do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes.

Sot, në ditëlindjen e tij, e bija e ish-presidentit, Fiona Nishani, ka rikujtuar të atin me një foto krah tij.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotot me ish-presidentin, ndërsa ka shkruar se sa shumë i mungon.

“Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1966 në qytetin e Durrësit, dhe ndërroi jetë më 22 maj 2022, pasi vuante nga një sëmundje auto-imune.

Nishani u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë post përgjatë një mandati të plotë deri në vitin 2017.

Në këtë post erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik. Nishani ishte anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.

Ai ka mbajtur pozitën e ministrit të Brendshëm në vitin 2007 dhe në vitin 2011, ndërsa atë të ministrit të Drejtësisë në vitin 2009. Nishani ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë.

Vajza e ish-presidentit Nishani rikujton të atin në ditën e tij

 

Po ndodh...

ide