Arrestohet aktorja e njohur turke

Policia turke ka ndaluar 22 persona, përfshirë disa figura të njohura të industrisë së filmit dhe muzikës, në kuadër të një hetimi për vepra të dyshuara që lidhen me substance narkotike dhe prostitucionin në Stamboll, sipas raportimeve të mediave lokale.
Mes të ndaluarve raportohet se janë këngëtari Kenan Dogulu, aktorja e njohur turke Beren Saat, muzikanti Ozan Dogulu, aktori Enis Arkan, këngëtari Berdan Mardini dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz, shkruan Turkiyetoday.
Valë e re operacionesh nga policia
Operacioni u zhvillua nga njësitë kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik.
Autoritetet kishin lëshuar urdhra ndalimi për 22 të dyshuar, përpara se ekipet e policisë t’i merrnin ata në paraburgim. Ky rast është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Turqisë për të luftuar narkotikët, të cilët zyrtarët i konsiderojnë një shqetësim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë.
Lista e plotë e të ndaluarve përfshin: Ayse Hatun Önal, Tolga Cam, Ferhan Kaya, Murat Saygi, Enis Ahmet Onat, Ahmet Karoglu, Emre Tari, Hasan Vatan, Kerimcan Durmaz, Kenan Dogulu, Beren Saat, Mehmet Cem Karci, Berdan Mardini, Reyhan Küçükyegen, Ozan Dogulu, Yasar Ipek, Mehmet Yildiz, Tessy Ramos Correira, Enis Arkan, Rafet Eren Yorulmazer, Ali Efe Bezci dhe Selin Cigerci.
Të ndaluarit iu nënshtruan kontrolleve mjekësore
Pas ndalimit, të dyshuarit u dërguan për kontrolle mjekësore, një procedurë standarde në proceset e zbatimit të ligjit në Turqi.
Më pas ata u transferuan në ambientet e Drejtorisë për Luftimin e Krimeve të Narkotikëve në Stamboll, ku pritej të jepnin deklaratat e tyre në kuadër të hetimit.
Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me akuzat specifike ndaj secilit person apo me fazën aktuale të procesit gjyqësor.
Po ndodh...
ide
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128