VIDEO-Mesazhi/ Agron Llakaj reagon për herë të parë pas humbjes së të shoqes

Artisti i mirënjohur Agron Llakaj humbi pak ditë më parë shoqen e jetës, bashkëshorten e tij Kostandinën.
Sot aktori ka ndarë një video falenderimi për të gjithë njerëzit që e bënë dhimbjen e tij pak më të lehtë në ditët më të vështira.
Ai foli gjithashtu edhe për betejën e Kostandinës me sëmundjen. Forcën e saj. Motivi që aktori bëri humor me thikë në zemër, siç shprehet ai.
"Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.''
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

