VIDEO/ Edlira Çepani në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit: Zoti të merrte mua, që t’i rrisje ti fëmijët!

19 Shtator 2024, 22:17 / JETË ALFA PRESS

VIDEO/ Edlira Çepani në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit: Zoti

Familja e Gerti Bogdanit është tronditur nga lajmi i kobshëm i ikje së tij pakohë… vetëm 44 vjeç!

Por në lot sot ishte e gjithë shoqëria, për ndarjen nga jeta të një djali të ri, të një familjari dhe një figure politike të pastër. Paraditen e sotme Kuvendi hapi dyer për ceremoninë e homazheve në nder të tij, ku për më shumë se dy orë mijëra persona morë pjesë dhe u bënë bashkë për ta kujtuar dhe nderuar atë.

Teksa arkmorti i ish-deputetit të PD ishte i vendosur jashtë hyrjes së Kuvendit, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, nuk i mbante lotët.

“Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha ajo e mbytur në lot!

 

Po ndodh...