Vullkanet krijojnë një ishull të ri në oqeanin Paqësor

27 Shtator 2022, 08:12 / JETË ALFA PRESS

Vullkanet krijojnë një ishull të ri në oqeanin Paqësor

Toka është një planet dinamik me vullkane, tërmete, uragane, batica, zbatica. Në historinë e saj ajo ka zhdukur dhe lindur kontinente të rinj. Një ishull i ri është shfaqur në sipërfaqen e Oqeanit Paqësor jugperëndimor pas shpërthimit të një vullkani nënujor, njoftoi NASA.

Sipas vëzhgimit të “NASA Earth”, sipërfaqja e ishullit të ri është sa një hektar. NASA vuri në dukje se ishulli “i sapokrijuar” ka përparuar shumë shpejt.

Vullkanet krijojnë një ishull të ri në oqeanin Paqësor

“Studiuesit nga Shërbimi Gjeologjik i Tonga vlerësuan se sipërfaqja e ishullit është 4000 metra katrorë, ose 1 hektar, dhe lartësia është 10 metra mbi nivelin e detit, por ajo që është interesante është se ishulli aktualisht është “rritur” në 24 mijë metra katrorë, pra në 6 hektarë”, shprehen ata.

Ishulli i sapo zbuluar ndodhet në jugperëndim të ishullit Lata, në verilindje të Hunga Tonga-Hunga Ha’apai ndodhet në zonën e zhytjes Tonga-Kermadec, një zonë ku tre pllaka tektonike përplasen në kufirin që konvergohet më shpejt në botë.

Pllaka e Paqësorit po “zhytet” nën dy pllaka të tjera të vogla, duke krijuar një nga llogoret më të thella në Tokë dhe harqet vullkanike më aktive.

NASA shtoi gjithashtu në njoftimin e saj se ishujt e krijuar nga vullkanet nënujore shpesh janë jetëshkurtër.

Vullkanet krijojnë një ishull të ri në oqeanin Paqësor

Për kujtesë, kjo nuk është hera e parë që shpërthimet vullkanike çojnë në krijimin e një ishulli të ri, ka pasur periudha shpërthimesh në 1852 dhe 1857, kur ishujt e vegjël u formuan përkohësisht pas të dyja ngjarjeve. NASA kujtoi gjithashtu se shpërthimet në 1984 dhe 2006 prodhuan ishuj kalimtarë me shkëmbinj që ishin 50 deri në 70 metra të larta.



Po ndodh...