Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

20 Mars 2025, 20:41 / JETË ALFA PRESS

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën Veriore të Tokës.

Ky moment shënon fillimin e pranverës në Hemisferën Veriore, dhe atë të vjeshtës në Hemisferën Jugore

Rëndësia e ekuinoksit pranveror 2025:

Kjo është koha kur dita dhe nata bëhen pothuajse të barabarta në kohëzgjatje.

Ndryshimi sinjalizon kohën për fillime të reja dhe përtëritje.

– Përtëritje dhe fillime të reja: Ashtu siç natyra fillon të lulëzojë, edhe individët kalojnë një përtëritje personale.

Ky ekuinoks është një mundësi për të hequr dorë nga zakone të dëmshme të së kaluarës dhe për të bërë plane të reja.

– Harmonia mes dritës dhe errësirës: Netët nuk janë më aq të gjata sa në dimër dhe për rrjedhojë kjo kohë sjell largim të errësirës dhe nga jeta juaj, duke e zëvendësuar atë me harmoni më të madhe.

Ndodh ekuilibri midis mendjes dhe emocioneve njerezore.

– Zgjimi dhe manifestimi shpirtëror: Ekuinoksi pranveror është një periudhë e fuqishme për zhvillimin shpirtëror, vendosjen e qëllimeve dhe manifestimin e dëshirave; e gjitha kjo prej ndryshimit energjik që ndodh në këtë kohë.

Pengesat bëhen më të pakta, ndërveprimet e thella me intuitën tuaj rriten dhe vetëdija juaj lartësohet.

 

Po ndodh...