
Ndërron jetë në spitalin e Traumës 4-vjeçari që u përplas nga makina në aksin Klos-Burrel

20 Mars 2025, 20:06 / AKTUALITET
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 4-vjeçari nga Burreli, i cili u përplas pak orë më parë nga një makinë në aksin Burrel-Klos.
Raportohet se i mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se fëmija ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar në shtëpi në momentin që është përplasur nga makina.
“Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.”- njoftoi policia në lidhje me aksidentin pak orë më parë.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
Nga Erl Kodra

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
Nga Armir Shkurti

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128