
Pyetja që shkaktoi të qeshura në sallë, Silvinjo e merr me sportivitet: Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën…

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo doli në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të sfidës me Anglinë. Gazetari i “Panorama Sport”, Ilir Cara i bëri një pyetje mjaft interesante teknikut, dhe ky i fundit e mori me shumë sportivitet edhe duke qeshur.
A mund të jetë Silvinjo një Kristofor Kolombi për shqiptarët dhe të zbulojë Amerikën?
“Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën (qesh). Duhet të punojmë shumë, duhet të lemë zemrën dhe shpirtin në fushë. Ka vetëm 1 rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Çdo metër në fushë është i rëndësishëm, ne kemi lojtarë të mirëm nga aspekti fizik dhe me eksperiencë, do të luftojmë që të ecim përpara”, iu përgjigj Silvinjo. (VIDEO)
Botërori 2026 do të mbahet në tre shtete, pikërisht Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Në rast se Shqipëria ia del për në finalet e Botërorit, do të jetë për herë të parë në histori.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128