BE samit për Ukrainën/ Kallas: Mirëpresim angazhimin e SHBA për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

20 Mars 2025, 19:32 / BOTA ALFA PRESS

BE samit për Ukrainën/ Kallas: Mirëpresim angazhimin e SHBA

Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur këtë të enjte në Bruksel në një samit dy ditor ku në mesin e çështjeve që do të diskutohet do të jetë edhe lufta në Ukrainë. Unioni 27 anëtarësh e ka bërë të qartë se mbështet paqen përmes forcës duke nënkuptuar kështu ndihmat ushtarake për Ukrainën janë garancia më e madhe për Kievin. Në nisje të këtij samiti do të jetë Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky I cili do tiu drejtohet liderëve të unionit 27 anëtarësh me një fjalim duke kërkuar më shumë mbështetje për vendin e tij.

Përpara nisjes së takimit në Bruksel, Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashme në Bashkimin Europian Kaja Kallas deklaroi se sa më e forte të jetë Ukraina në frontin e betejës, aq më e forte është edhe në tryezën e paqes.

“Mezi po pres të dëgjoj presidentin Ukrainas Volodymir Zelensky që të na japë më shumë detaje mbi telefonatën që ai zhvilloi një ditë më parë me Trump. Ne mirpresim deklaratën e bërë nga Trump se Shtetet e Bashkuara do te angazhohen per mbrojtjen ajrore te Ukraines. Une kam propozuar qe ne kete takim te miratojme 5 miliarde dollare me shume ndihme ushtarake per Ukrainen, sepse sa me e forte te jete ajo ne front aq me e fuqishme do te jete edhe ne tryezen e negociatave.”

Por ndërkohë që Europa diskuton shtimin e prodhimit ushtarak dhe mbështetjen ndaj Ukrainës, në Londër po mbahet këtë të enjte një takim me liderët ushtarak të më shumë se 20 vende të asaj që Kryeministri Britanik e ka quajtur “Koalicioni I Vullnetit”. Këto lider ushtarak të më shumë se 20 vendeve po diskutojnë vendosjen e trupave paqeruajtës në Ukrainë pas përfundimit të luftës duke sfiduar kështu në mënyrë të drejtpërdrejt Rusinë e cila ka refuzuar deri tani më vendosjen e trupave të huaj ushtark si garanci sigurie për Kievin pas përfundimit të luftës. Bisedimet pritet të drejtohen nga Keir Starmer, Kryministiri Britanik I cili do ti bashkohet takimit në mbrëmje pasi vizitoi një nëndetëse bërthamore.

Kryeministri Britanik Keir Starmer i prezantoi muajin e shkuar Presidentit Amerikan nje plan britaniko francez per vendosjen e ushtareve perendimor ne Ukraine duke marre keshtu persiper permbushjen e garancive te sigurise per Kievin pas perfundimit te luftes. Ky plan i pershtatet vizionit te Trump I cili e ka bere te qarte se pesha e garancive te Sigurise per Ukrainen duhet ti bie Europes dhe jo Shteteve te Bashkuara.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128