“Koncerti i Kanye West një autogol për turizmin”/ Eksperti: U abuzua me çmimet, hotelet me 3 yje shumëfishuan tarifat deri në 3000 euro. Qeveria nuk mbrojti konsumatorin
Eksperti i turizmit Isa Krasniqi i ftuar ne News 24 teksa foli për koncertin e Kanye West deklaroi se organizimi dhe akomodimi ishin një autogol për turizmin në Shqipëri pasi hotelet në Tiranë abuzuan me çmimet dhe qeveria nuk mbrojti konsumatorët.
“Festivale të tilla i duhen vendit, 25 mijë të huaj erdhën për festivlain por dolën të pakënaqur për akomodimin.
Hoteli me 3 yje 3500 euro. Nëse abuzojmë do të shkojmë edhe një herë në zemër. Jemi bërë me zemra të vogla dhe shpirt të ngushtë. U bë abuzim spektakolar. Mu bllokua i gjithë sistemi i akomodimit dhe të gjithë u ankuan. Nuk abuzoi Durrësi, por abuzoi Tirana.
Nuk mund të them dështoi, por nuk ka kontroll dhe mbrojtje konsumatori, nuk mjafton të kërcejmë, rëndësi ka çfarë fitoi Shqipëria dhe fituam një imazh të keq. Çmimet e hoteleve shkuan deri në 10-fish më shtrenjtë. Ky ishte një autogol për turizmin, nëse nuk mbrojmë konsumatorin do të jemi humbësit më të mëdhenj”, tha ai.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128