Spanja 0-0 Argjentina/ Mbyllet pa gola pjesa e parë, gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat vendimtare

19 July 2026, 21:55 / SPORT ALFA PRESS

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, pas një 45-minutëshi të luftuar dhe me raste në të dyja portat.

Spanja e nisi ndeshjen më mirë dhe iu afrua golit që në minutën e 3-të me Lamine Yamal, i cili krijoi një rast të pastër për shënim. Më pas, skuadra e Luis de la Fuente vijoi të ushtrojë presion, ndërsa në minutën e 18-të Yamal dërgoi një top të rrezikshëm në zonë, por nuk pati asnjë shok skuadre që ta shtynte në rrjetë.

Argjentina reagoi në minutën e 19-të me Nico Gonzalez, por tentativa e tij nuk solli rrezik konkret. Në minutën e 29-të pati një moment pasigurie në mbrojtjen spanjolle, por "La Roja" arriti të shmangte rrezikun.

Në fundin e pjesës së parë, Spanja rriti ritmin. Dani Olmo ishte shumë aktiv në ndërtimin e aksioneve, ndërsa në minutën e 40-të Mikel Oyarzabal provoi me një goditje të fortë, por Emiliano Martinez ishte i vëmendshëm dhe ndali gjithçka.

Pas 45 minutave të para, rezultati mbetet 0-0, me finalen që pritet të dhurojë edhe më shumë emocione në pjesën e dytë.

Po ndodh...