PD reflekton, pas mbledhjes në seli ‘anulon’ bojkotin dhe niset drejt Kuvendit për seancën plenare
20 July 2026, 12:12 / POLITIKË

Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, sot vendosi të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje me Grupin Parlamentar.
Debatet e ashpra në grup i lanë vend reflektimit. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare.
Gazetarja e Top Channel Elda Menga bën me dije se tashmë ata janë nisur drejt Kuvendit për të marrë pjesë në punime.
“Për injorimin e plotë dhe total të kërkesave të protestuesve për t’u sjellë në Parlament, u faktua përfundimisht që kjo narkomazhorancë ka vetëm armiqësi të hapur ndaj protestës. Nuk merr për bazë asnjë kërkesë, gjë e cila u dëshmua. Amendamentet tona i mban Rama në sirtarët e Niko Peleshit”, tha Berisha për Top Channel.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128