Shqiptarët 51 ditë revoltë, Rama ironizon qytetarët:Arritje që kaq shumë njerëz shqetësohen për flamingot

Kryeministri Edi Rama komentoi mbi ecurinë e Shqipërisë në aspektin mjedisor dhe rëndësinë e protestave qytetare.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama foli edhe në lidhje me protestat, ku e ka quajtur arritje faktin që kaq shumë persona kanë dalë në shesh të shqetësuar për mjedisin dhe flamingot.
Deklarata e tij vjen ndërsa sot mbahet protesta e 51-të, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.
“Për javë të tëra ishte krijuar përshtypja se Shqipëria ishte armike e vetes së vet. U ndanë miliona akuza e gjykime dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi, por realiteti flet.
Indeksi i Performancës Mjedisore për vitin 2026 ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor dhe të 26-ën në 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon në 10 vitet e fundit.
Ndërsa, për sa i përket zbutjes së ndryshimeve klimatike, Shqipëria mban vendin e 21-të në botë.
Kemi bërë protesta të mëdha për mjedisin, kjo, përtej çdo ekzagjerimi e manipulimi, apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit protestave, është një arritje e madhe e shoqërisë. Prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për pyjet dhe flamingot ka ndryshuar, bashkë me Shqipërinë, edhe shoqëria. Para 10 viteve shihnim në heshtje shkatërrimin e pyjeve.
Ato na kujtojnë se zhvillimi nuk është kurrë justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara. Nuk kemi bërë gjithçka siç duhet. Kemi gabuar dhe kemi shumë për të mësuar. Ky raport nuk është medalje, por përgjegjësi dhe kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë e të mbrojmë ekuilibrin mes natyrës dhe zhvillimit.
Reflektimi i premtuar për atë që na vuri para pasqyra e bulevardit të flamingove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm, dhe shumë shpejt do ta kemi edhe atë”, tha mes të tjerash ai.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128