Makina e një ligjvënësi hyn brenda Kuvendit, protestuesit e qëllojnë me vezë

20 July 2026, 11:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Automjeti i një ligjvënësi është qëlluar me vezë nga protestuesit të mbledhur përpara Kuvendit teksa pritet të nisë seanca plenare.

Qytetarët e shënjestruan automjetin, në të cilin nuk dihej se cili zyrtar ishte, sapo ajo hyri brenda rrethimit të godinës së institucionit.

Kujtojmë që qytetarët kanë rreth një orë që janë mbledhur përpara Kuvendit për të pritur deputetët. Ata janë “armatosur” me vezë, në të cilat kanë shkruar edhe emrat e ligjvënësve dhe të kryeministrit Edi Rama.

“Parlamenti i krimit”, “Nuk na përfaqësoni”, janë disa nga thirrjet.

Po ndodh...