Dhuna në shkolla, viti i ri shkollor do të nis me një plan të rreptë masash sigurie, nga kamerat në shkolla te patrullat e forcave "Shqiponja"

Viti shkollor që lamë pas solli një valë konfliktesh mes nxënësve në shkollat e vendit, duke u kthyer në shqetësim serioz për sigurinë e të miturve.
Përplasjet më të rënda u regjistruan në Kamëz, Durrës, Shkodër dhe Sarandë, ku sherret e nisur brenda ambienteve arsimore përfunduan me përdorim të armëve të ftohta pranë godinave të shkollave.
Në nëntor, një 15-vjeçar në Durrës u plagos me thikë dhe ndërroi jetë pas katër ditësh. Një muaj më vonë, në Sarandë, një 13-vjeçar u godit po me thikë, ndërsa në Shkodër, pranë shkollës “Shejnaze Juka”, një përplasje mes adoleshentësh la dy të plagosur. Në mars, sërish në Durrës, një konflikt në një shkollë 9-vjeçare përfundoi me plagosjen e një të mituri, ndërsa në Shkodër një grup adoleshentësh u përfshinë në një përplasje të dhunshme me të plagosur.
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë viteve 2023–2025 janë evidentuar 193 konflikte në shkolla dhe janë parandaluar 285 raste.
Për vitin e ri shkollor që nis në shtator, 20 shkolla në Tiranë do të monitorohen me kamera sigurie përmes projektit smart-city. Qëllimi është rritja e sigurisë në shkolla, parandalimi i kriminalitetit dhe mbrojtja e të miturve.
Policia do të zbatojë Paketën e Sigurisë në Shkolla, e cila parashikon monitorimin e perimetrit të godinave, angazhimin e patrullave të përgjithshme, Policisë Rrugore dhe forcave “Shqiponja”, si dhe zhvillimin e fushatave informuese me nxënësit për bullizmin, dhunën dhe përdorimin e rrjeteve sociale.
Gjithashtu, do të ndalohet tregtia ambulante pranë shkollave dhe do të kryhen kontrolle për parandalimin e mbajtjes së armëve të ftohta apo lëndëve narkotike.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128