Konstituohet Komisioni i Apelimit/ Adriana Kalaja zgjidhet unanimisht në krye të “Gjykatës së Partisë Demokratike”

22 July 2026, 15:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku u konstituua Adriana Kalaja rizgjidhet në krye të Komisionit të Apelimit të PD-së me 5 anëtarë, ky institucion ka zhvilluar sot mbledhjen e parë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, me votat unanime të të gjithë anëtarëve, Adriana Kalaja është rizgjedhur në krye të Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, i njohur ndryshe si “Gjykata e Partisë Demokratike”.

Komisioni i Apelimit është organi përgjegjës për shqyrtimin e çështjeve të brendshme të partisë, përfshirë ankimimet dhe interpretimin e dispozitave të statutit të PD-së.
Avokatja Adriana Kalaja u rizgjodh në krye të Komisionit të Apelimit dhe Vleresimit të Statutit ose Gjykata e Partisë Demokratike.

Rizgjedhja e Kalasë në këtë post vjen pas riorganizimit të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritjes së organeve të reja të brendshme të saj.

 

 

Po ndodh...

ide