Aksident i rëndë në Gjilan, përplasen gjashtë makina, nëntë të lënduar
17 Gusht 2025, 08:50 / KOSOVA
Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes gjashtë makinash në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.
“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.
Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.
Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e këtij rasti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
