Aksident masiv me 11 të plagosur në Prishtinë, kamioni humb kontrollin dhe merr para veturat

11 Tetor 2024, 17:45 / KOSOVA ALFA PRESS

Aksident masiv me 11 të plagosur në Prishtinë, kamioni humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ‘Veternik’ të Prishtinës.

Një kamion dyshohet ka dalë nga rruga në sensin e kundërt të rrugës, dhe ka goditur disa vetura.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar 11 persona. Këetë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

 

Po ndodh...

ide