FOTO/ U kapën me armë e tritol në makinë/ Arrestimi i çiftit shqiptar në Greqi, identifikohet 39-vjeçari

11 Tetor 2024, 17:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

FOTO/ U kapën me armë e tritol në makinë/ Arrestimi i

Një çift shqiptar ra në pranga sot në Athinë pasi policia zbuloi në mjetin me të cilin ata lëviznin, armë e tritol.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Armiol Rrasa, 39 vjeç nga fshati Gradishtë i Divjakës, person me precedentë penale ne Shqipëri dhe ne Greqi.

Teksa hetimet janë në vijim, është zbuluar se 39-vjeçari është dënuar në 2008 në Greqi me burgim të përjetshëm për lëndë narkotike dhe është liruar në 2015.

Bashkë me të sot është arrestuar edhe partnerja e tij shqiptare.

Teksa të dy janë çuar në qeli, hetimet janë në vijim nga policia greke.

FOTO/ U kapën me armë e tritol në makinë/ Arrestimi i

 

 

 

 

 

Po ndodh...

ide