VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptar”, atmosfera në Pragë para ndeshjes së Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të përballet këtë të premte me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në një lidhje direkte nga Praga, gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, tregoi atmosferën e tifozëve kuqezi, në prag të këtij takimi.
Të shumtë në numër dhe në një prej lokaleve të Pragës, tifozët kanë nisur festën e tyre nën thirrjet: “O sa mirë me qenë shqiptar!”.
Për Tv Klan, në prag të këtij takimi, foli edhe ish-futbollisti, Parid Xhihani, i cili zbuloi se kishte pasur një takim me lojtarët të enjten dhe tha se janë shumë të përqendruar te ndeshja.
“Është një nga ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares shqiptare. Unë mendoj e do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë. Atmosfera është shumë e mirë. Unë i takova çunat dhe janë shumë të përqendruar. Në 20 minutat e para duhet të jemi të fokusuar në mbrojtje. Nëse zbatojnë detyrat e trajnerit, mendoj se do e kalojnë me sukses këtë ndeshje”, deklaroi Xhihani.
Ndeshja Çeki-Shqipëri, do të nisë në orën 20:45.
-
-
Skemë kampionësh 11 tetor
11 Tetor, 17:20
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


