Batutat në Hungari/ Rama ‘heq dorë’ nga atletet e bardha: Kam veshur këpucë të zeza të mërzitshme

11 Tetor 2024, 17:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Batutat në Hungari/ Rama ‘heq dorë’ nga atletet e bardha:

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Hungari ku u prit nga homologu Viktor Orban: Në konferencën për shtyp, nuk munguan batutat mes Ramës dhe Orban.

Kryeministri, i cili shpesh është në qendër të vëmendjes për veshjen dhe stilin, duket se kësaj radhe kishte hequr dorë nga atletet e bardha. Kreu i qeverisë tha se ka veshur këpucë të zeza të mërzitshme.

“Është kënaqësi të jem këtu, më vjen keq që nuk jam me këpucët që kërkon protokolli, por kam veshur disa këpucë të mërzitshme, thjesht të zeza”, tha ai.

Rama zgjodhi të mbyllte fjalën e tij me një batutë pikërisht për këpucët.

 

Po ndodh...

ide