Albin Kurti në Bruksel: Të hiqen masat e BE-së dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel ka kërkuar që të hiqen masat e Bashkimit Evropian dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Ai ka qenë pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kurti ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës.
Në këtë kontekst, Kurti ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate, raporton Koha.
Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta, të hiqen.
-
Von der Leyen nesër në Ukrainë, BE ndan 160 milionë euro
19 Shtator, 15:53
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128