Albin Kurti takohet me shefin e NATO-s, kryeministri i Kosovës zbardh bisedën me Mark Rutte: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin tonë zgjedhor!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në vizitën e tij të parë në këtë rol.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti zbylon detaje nga diskutimi i tij me shefin e NATO-s.
Kurti thotë se takimi përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.
“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.
Gjithashtu Kurti foli edhe për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës.
“Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkruan Kurti.
“Kënaqësi për të mirëpritur Mark Rutte në Prishtinë, vizita e tij e parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale.”
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

