Ambasadori Hargreaves reagon pas sulmeve ndaj presidentes Osmani: Dhuna me bazë gjinore nuk ka vend në shoqërinë tonë, heshtja nuk është opsion

29 Maj 2025, 17:17 / KOSOVA ALFA PRESS

Ambasadori Hargreaves reagon pas sulmeve ndaj presidentes Osmani: Dhuna me

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj presidentes Vjosa Osmani. Hargreaves përmes një postimi në "Facebook" shkruan se është thellësisht i shqetësuar me kërcënimet ndaj Osmanit. Ai shton se dhuna me bazë gjinore nuk duhet të ketë vend të shoqërinë e Kosovës. Sipas tij heshtja nuk është opsion por duhet të zgjidhet solidariteti.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes drejtuar grave, veçanërisht atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë online – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë pranë Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”, ka shkruar ambasadori britanik.

Hargreaves në postim ka ka cituar një deklaratë të Jess Phillips, ministres së për Mbrojtjen dhe Dhunën Kundër Grave dhe Vajzave në Mbretërinë se Bashkuar.

“Kjo nuk do të ndryshojë nëse nuk e bëjmë sistematikisht që këdo që ndeshet me një viktimë ose një dhunues të mendojë se është puna e tyre thelbësore për të bërë diçka për këtë," përfundoi ai në postimin e tij.

 

Po ndodh...