
Ambasadori Hovenier largohet nga Kosova në fund të dhjetorit: Do dal në pension

10 Dhjetor 2024, 12:55 / KOSOVA
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njoftoi sot për largimin e tij nga detyra pas periudhës së gjatë të shërbimit në Kosovë.
Hovenier tregoi madje se do dalë në pension me përfundimin e misionit të tij diplomatik në Prishtinë.
”Do të dal në pension pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”, deklaroi ai.
Ai ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin që kishte gjatë këtyre viteve, por edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë.
Ndër tjera Hovenier theksoi se ambasadorët janë në fokus, ”por puna dhe përkushtimi i vërtetë vijnë nga të gjithë ju”.
Këto komente ambasadori Hovenier i dha në ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128