Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

25 Maj 2025, 22:52 / KOSOVA ALFA PRESS

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në SHBA, e ka vënë theksin në reformat që ka bërë Kosova dhe investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas Osmanit, përmes reformave dhe investimeve , Kosova po pozicionohet si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.

Me anë të një statusi në faqen zyrtare në platformën Facebook, Osmani u ndal gjithashtu edhe te mbështetja që SHBA dhe aleatët e tjerë i kanë dhënë Kosovës, për të forcuar themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

Në vazhdën e aktiviteteve në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në SHBA, sot pata nderin të jem folëse në panelin për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe paqen e sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën, si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.

Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.

Po ndodh...