Deputeti i LVV: Ishte befasi që Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet, po na sfidojnë disa fashistë

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar se tërheqja e Listës serbe nga zgjedhjet i zuri në befasi.
“Që nga shtatori i vitit të kaluar ka pasur diskutime intensive sa i përket planit franko-gjerman, e cila eventualisht është nënshkruar në fund të shkurtit të këtij viti dhe periudha ndërmjet saj ka pasur disa zhvillime.
Në nëntor të vitit të kaluar 4 kryetar të 4 komunave serbe dhanë dorëheqjen. Interesante është se dhanë dorëheqjen vetëm në këto 4 komuna, megjithëse kishin kryetar edhe në zona të tjera, Grashanicë… Mbas këtyre zgjedhjeve, Kosova sipas Kushtetutës e ka për detyrë që t’i organizojë menjëherë zgjedhjet, mirëpo faktori ndërkombëtar dhe faktori i brendshëm na kërkoi që ato të shtyhen deri më 23 prill sepse do të krijoheshin kushte më të mira, do të nënshkruhej marrëveshja e Brukselit dhe nuk do të kishte probleme të tilla. Dhe kështu kemi menduar. Kemi bërë përpjekjet maksimale që të akomodojmë çdo kërkesë që edhe komuniteti atje të përfshihet në zgjedhje, mirëpo për befasinë tonë dhe keqardhjen e vendeve të Q.U.I.N.T. të cilat e shprehën, serbët i bojkotuan zgjedhjet”- tha Muja për “Top Story”.
-
-
-
-
Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën?
1 Qershor, 22:25
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



