Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri i vendit, Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të BE-së dhe të SHBA-së.
Në një lidhje direkte për emsionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama shprehet se Kosova duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe serbët të kthehen në institucione.
Edi Rama: Qëndrimi ynë është shumë i qartë sepse e kemi shprehur. Kjo është një situatë e rrezikshme dhe e panevojshme. Nuk më takon mua të nxjerr përgjegjësit, sot jam kthyer nga Moldavia ku kanë qenë të gjithë liderët e një sërë vendesh dhe qëndrimi unik i të gjithë liderëve të BE është qëndrim i njëjtë me atë të SHBA, që kjo situatë është e papranueshme, e pajustifukueshme, serbët duhet të kthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të menjëhershme. Fokusi i të dy palëve nuk duhet të jetë që nga kjo përplasje të dëmtohet ushtarët e KFOR-it, por të mbyllin marrëveshjen. Unë nuk jam këtu për të dhënë leksione për Albinin, ai është kryeministri i zgjedhur i Kosovës, ka përgjegjësinë e plotë për vendimet që merr.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se në takimin me Presidentin serb, Vuçiç, kanë diskutuar mbi domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

