Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën?

1 Qershor 2023, 22:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën?

Në emisionin “Të Paekspozuarit” është përmendur një mundësi që Fredi Beleri të padisë dy gazetarët e njohur, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, që komentet që këta të fundit kanë bërë në media për implikimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, në disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në vitet ’90 dhe 2000.

Biseda në studio

Ylli Rakipi: Përfaqësues të Belerit kanë thënë që do t’ju padisin.

Klodiana Lala: Kur ta bëjnë fakt do t’ju kundërpërgjigjem.

Marin Suli: Do Zoti nuk arratisen edhe këta.

Artan Hoxha: Ne nuk kemi pasaportë greke.

Enton Abilekaj: Nëse është e vërtetë kjo, atëherë avokatit t’i hiqet licensa se nuk është fare për avokat.

Artan Hoxha: Mua herën e fundit që donin të më hidhnin në gjyq, më mori një polic më tha dua adresën, keni padi nga FSHF, Armando Duka.

I them policit, me gjithë respektin, mendova se ke hall tjetër, nuk gjeni njerëzit në kërkim, ju nuk po më gjeni dot mua? Unë jam në ekran. Nuk e kanë gjetur akoma, por mbase bëhen bashkë me avokatët e Belerit që ta dimë me kë bëjmë luftë.

 

Po ndodh...