Dëshmia në Hagë, Clark: Thaçi nuk ishte përgjegjës në UÇK

17 Nëntor 2025, 14:47 / KOSOVA ALFA PRESS

Dëshmia në Hagë, Clark: Thaçi nuk ishte

Wesley Clark u pyet nga avokati i Thaçit për takimin me komandantin Çeku dhe komandantët lokalë të UÇK-së për çështjen e demilitarizimit.

Ai u pyet nëse Thaçi kishte ndikim të kufizuar ndaj komandantëve lokalë, dhe ai u përgjigj me po.

“Më kujtohet që e kam parë Thaçin. Ishte i veshur mirë, dukej më perëndimor se të tjerët.

Nuk dukej se kishte qenë në mal duke luftuar për një apo dy vjet rresht. Ishte e qartë se nuk ishte përgjegjës aty, nuk komandonte aty”, tha Clark.

Ai [Thaçi] ishte aty. Ishte njëri prej personave që e njihja më mirë.

Nuk e kisha takuar më parë me Çekun. Por nuk mund të merresha përmes Thaçit.

Ai nuk ishte përgjegjës”, shtoi ai.

Sipas tij, UÇK-ja nuk ishte një ushtri e organizuar, por kishte grupe luftëtarësh në nivel rajonal dhe lokal “që ishin mbledhur për të mbrojtur komunitetet e tyre”./ REL

Po ndodh...