Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi merr drejtimin e Ministrisë së Mjedisit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot Hysen Durmishin si ministër të ri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.
Durmishi, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësministrit në këtë dikaster, merr drejtimin e Ministrisë pas vendimit të Aliut për t’u tërhequr nga detyra. Kryeministri Kurti e ka uruar për përgjegjësinë e re dhe i ka uruar suksese në përmbushjen e detyrave.
Nga ana tjetër, Liburn Aliu bëri të ditur se dorëheqja e tij lidhet me zhvillimet e fundit politike, pas zgjedhjes së bashkëpartiakut të tij, Dimal Basha, në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Aliu theksoi se e kishte njoftuar kryeministrin menjëherë pas votimit të Bashës, duke sqaruar se ky vendim vjen nga bindjet e tij për funksionimin e institucioneve dhe idealin për Republikën.
“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, si institucioni më i lartë ku vendosen ligjet dhe i kërkohet llogari qeverisë, nuk ishte në përputhje me idealin tim për Republikën. Për këtë arsye vendosa të dorëhiqem,” deklaroi Aliu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


