E papritur/ Putin: Moska është e gatshme të negociojë me Kievin

"Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata" Kështu është shprehur Presidenti rus Vladimir Putin, ai thotë se Moska është e gatshme të negociojë për t’i dhënë fund luftës ndaj Ukrainës, por në të njëjtën kohë është duke akuzuar Perëndimin dhe Kievin për “refuzim” dhe kompromis.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata. Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojmë, ata janë. Unë besoj se ne po veprojmë në drejtimin e duhur, po mbrojmë interesat tona kombëtare, interesat e qytetarëve tanë, popullit tonë. Dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbrojmë qytetarët tanë”, tha presidenti rus për një televizion shtetëror.
Përpos deklaratës së Putin-it, duket se Rusia nuk është ende e gatshme të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Jo më larg se mëngjesin e sotëm Kievi u zgjua nga sulmet ruse, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve.
-
I ftohti në SHBA, 28 të vdekur dhe 300 mijë shtëpi pa energji elektrike
25 Dhjetor, 11:11
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

